Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore, ndërkohë nesër rreth 3.5 milionë shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur Parlamentin e ri dhe përbërjen e Qeverisë së re.
Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë për forcë të parë. Ndërkohë gjithsej janë 18 subjekte zgjedhore.
Deri tani numërohen në total mbi 5500 vëzhgues, afatshkurtër dhe afatgjatë, të akredituar pranë KQZ.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.
Vëzhguesit ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR që monitorojnë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditë e hënë në datën 26 qershor.
Chicago Fire e do Lewandowskin, trajneri i klubit e pranon p...
Dita e Përkujtimit, Trump nderon ushtarët amerikanë të vrarë...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë në Prishtinë: Ëndrrat s’...
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mij...
Aksident i rëndë në Vaqarr të Shqipërisë, 6 fëmijë të lëndua...
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...