CIA kishte paralajmëruar Presidentin Barack Obama që në gushtin 2016, se sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokrate ishin urdhëruar nga Vladimir Putin, me qëllim për të dëmtuar Hillary Clinton dhe ndihmuar Donald Trump, shkruan Washington Post.
Dyshimet rëndojnë tashmë kundër Rusisë që në korrikun e 2016, kur mesazhe të vjedhura të partisë demokrate u publikuan WikiLeaks në prag të konventës së demokratëve.
Por Washington Post tregon tashmë me detaje paralajmërimin e lëshuar nga shërbimi sekret amerikan ndaj Shtëpisë së Bardhë, disa muaj para se Uashingtoni të akuzonte publikisht më 7 tetor 2016, se nivelet më të larta të qeverisë ruse kanë orkestruar sulmet kibernetike.
Në janarin e 2017 SHBA akuzoi më konkretisht presidentin ruse se po përpiqet të destabilizojë sistemin zgjedhor amerikan, për të minuar mundësitë e Hillary Clinton dhe për të ndihmuar stafin zgjedhor të republikanit Donald Trump.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...