Forcat e policisë së Elbasanit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Dinamo”, në kuadër të të cilit është sekuestruar një arsenal armësh dhe është arrestuar poseduesi.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në banesën e shtetasit Ëngjëll H., 62 vjeç janë gjetur: 1 armë zjarri automatike, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë; 1 armë zjarri pushkë, model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë; 1 pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë; 6 kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila; 45 copë fishekë për pushkë sportive; 30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm; 173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm; 1 armë e ftohtë thikë; 131 kartëmonedha me prerje 1.000 lekë; 2 aparate telefoni të markave të ndryshme;
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 62-vjeçari kishte si qëllim t’i trafikonte armët dhe municionet. Ndaj dhe materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, në akuzës e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “trafikimit” të tyre.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron