Juventusi ka zbuluar se ata kanë refuzuar një ofertë “shumë të mirë” nga Chelsea për yllin e tyre në mbrojtje, Alex Sandro.
Trajneri i “Bluve”, Antonio Conte është një admirues i madh i reprezentuesit brazilian dhe është duke kërkuar transferimin e tij këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Por, transferimi i 26-vjeçarit duket të jetë shumë i vështirë pasi Juventusi nuk dëshiron të shes lojtarët e tyre më të mëdhenj.
Drejtori i klubit në Serie A, Giuseppe Morotta ka konfirmuar interesimin nga Chelsea në Sandron dhe ka pranuar që Juventusi tashmë ka refuzuar një ofertë.
“Ne nuk dëshirojmë të shesin asnjë nga lojtarët tanë më të rëndësishëm”, ka thënë Morotta. “Ne refuzuam një ofertë shumë të mirë nga Chelsea për Alex Sandron, por ne e dimë që jemi duke garuar me klube që janë në një pozitë për të ofruar paga që nuk janë të arsyeshme për ne”
“Lojtarët gjithmonë mund të vendosin edhe vet. Nuk e di si reagoi Alex Sandro”
Mësohet që oferta e shtruar nga kampioni në Premierë Ligë ishte 55.2 milionë funta./arbresh.info

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...