Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj mban pesë vende të punës.
Sipas deklarimit të pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Beqaj paguhet nga Kuvendi i Kosovës si deputet, Universiteti i Prishtinës, Kolegji Cambridge, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Kolegji AAB në Prishtinë.
Beqaj posedon 5 prona të paluajtshme prej të cilave disa i ka deklaruar si të përbashkëta, shkruan arbresh.info.
Ai dhe bashkëshortja e tij kanë dy vetura në vlerë të përbashkët prej 37 mijë e 500 euro.
Ish-deputeti bashkë me familjen e tij të ngushtë ka të deponuara në disa banka mbi 200 mijë euro në total.
Të ardhurat vjetore të Beqajt janë 61 mijë e 334 euro që i bie se brenda një muaji ai merr mbi 5000 euro.
Edhe bashkëshortja e tij mban tri puna. Ajo paguhet nga kolegji Cambridge 8400 euro në vit, nga një bankë private 5400 euro në vit ndërkaq nga kompania MCD, 12 mijë euro në vit që në total i bie 25 mijë e 800 euro në vit, ndërkaq brenda një muaji i bie që ajo paguhet mbi 2000 euro.
Deklarimin e plotë të Beqajt mund ta gjeni duke klikuar KËTU./Arbresh.info.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...