Koalicionit PAN i duhet t’i marrë disa deputetë nga partitë tjera për ta formuar Qeverinë e re bashkë me minoritetet. Analistët vlerësojnë se pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja partitë do t’i nisin pazaret për blerjen e deputetëve duke u bërë oferta marramendëse, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma (PAN) do ta ketë mjaft të vështirë që ta krijojë Qeverinë e re, për shkak të numrave të kufizuar që ka. Ky koalicion në zgjedhjet e 11 qershorit ka fituar vetëm 39 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për ta formuar Qeverinë edhe nëse i merr në koalicion të gjithë 20 deputetët minoritarë.
Edhe “Vetëvendosje”, si subjekti i dytë me më së shumti vota, nuk do të mundë ta krijojë e vetme Qeverinë edhe nëse i jepet mandati. Andaj, për ta arritur një gjë të tillë cilido grup duhet të lidhë koalicion ose të sigurojë një numër të deputetëve të subjekteve të tjera. raporton Zëri
Përderisa disa prej partive politike zotohen se deputetët e tyre nuk do të kontrabandohen, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se një gjë e tillë pritet të ndodhë. Ata thonë se “peshkimi” i deputetëve është shumë i lehtë me ofrimin e tenderëve apo shumave të majme të parave.
Jo shumë vite më parë kishte ndodhur edhe prishja e koalicioneve parazgjedhore./arbresh.info/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...