Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka prishur koalicionin qeverisës në nivel lokal me tashmë ish partnerin, PDK.
Ajo ka thënë se këtë vendim e ka marrë javë më parë dhe arsye është performanca e dobët nga drejtorët të udhëhiqnin drejtorit në këtë komunë.
“Vendimin e kam marr para zgjedhjeve të përgjithshme, por prishjen e koalicionit e kam bërë pas zgjedhjeve, pasi nuk kam dashur të shkaktoj huti te qytetarët”, ka shtuar ajo më tej.
“Nuk lidhet kjo çështje me zgjedhjet. Vendimi im ka qenë i mëhershëm. E kam parë që është koha e fundit, pasi kemi disa projekte madhore dhe nuk kam dashur të rrezikoj që ato të dështojnë shkaku i mungesës së performancës”, ka thënë Kusari-Lila, në Info Magazine të Klan Kosovës.
Kusari-Lila ka thënë më tej se nuk do të bëjë koalicion me askënd për muajt e mbetur deri në zgjedhjet lokale dhe se ka treguar se tashmë ka zëvendësuar vendet boshe më drejtorë të rinj.
Ajo ka thënë se nuk është e kënaqur me rezultatin zgjedhor në këtë komunë me çka e ka lidhur edhe rikandidimin e saj edhe për një mandat si kryetare e Gjakovës.
“Vendimin do ta marrë deri në fund të qershorit. Nuk jam e kënaqur me votat në Gjakovë, duhet shikuar nëse kjo lidhet me performancën time si kryetare”, ka thënë ajo
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...