Alojz Peterle, shef i misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve nga Komisioni Evropian, ka vizituar shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë, për të parë nga afër procesin zgjedhor.
Ai tha se deri tash nuk kanë vërejtur ndonjë problem. Por shqetësim i tij është shkelja ligjore, ai tha se kanë vërejtur se në disa qendra ka më shumë agjentë partiak se sa që lejohet.
“Po tentojmë me i vizitu 5 deri në 600 vend votime me vëzhguesit tonë afatgjatë dhe afate shkurtër. Jemi duke u munduar me i mbulua gjithë territorin e Kosovës me metodologjinë tonë. Situata që i kanë vëzhguar deri tash është normale e qetë. Si e pashë edhe unë vetë këtu . Nuk kemi vëzhguar ndonjë problem të veçantë deri tash. Duket shumë atmosferë e qetë . I vetmi element që po na shqetëson pak është që në disa vendvotime ka më shumë agjentë të partive se sa lejon ligji. Do të thotë më shumë së më shumë se 2 prej një partie. Shpresojmë edhe presim që kjo ka me qenë gjendja e përgjithshme. E dimë që partitë lejohen me i pas ka dy agjentë. E disa i kanë dërguar edhe më shumë. Ndoshta ky është problemi me kuptimin e ligjit. Nuk i kanë shikuar detajet, vëzhguesit kanë me i pasur raportin e saktë në fund të ditës”, tha Peterle.
Ai shpreson që ky rast do të mbetet rast i izoluar./kp
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...
Hashim Thaçi është i pafajshëm, thotë avokati i ish-presiden...
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...
Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dh...