Policia britanike ka bërë të ditur se sulmuesit të cilët vranë tetë persona në Urën e Londrës javën e kaluar kishin përgatitur një sasi me koktej molotovi dhe kanë bërë përpjekje të marrin me qira një kamion edhe më të madh për të goditur këmbësorët.
Policia ka shtuar se sulmi ka mundur të jetë shumë më i madh, pasi kanë gjetur edhe 13 shishe të mbushura me lëngje të ndezëshme të mbështjellura me lecka.
Të tre sulmuesit goditën këmbësorët me kamion dhe pastaj sulmuan qytetarët me thika, para se ti vriste policia.
Policia ka thënë se sulmuesi Khuram Butt u përpoq të merrte me qira një kamion 7.5 tonë, përpara se të kryente sulmin, mirëpo nuk i kishte konfirmuar pagesa.
Edhe pse grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shefi i komandës kundër terrorizmit Dean Haydon ka thënë se ende nuk ka prova se sulmuesit janë dakordur për sulmin nga bashkëpunëtorë jashtë vendit.
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...