Ato i kanë sjellë në burg ngjarje të ndryshme, por ai që i bashkon është besimi. Me gatime të përgatitura në qeli, 13 gra të dënuara e dinë se në mbyllje të një dite agjërimi, darka nuk duhet të konsumohet vetëm.
Liljana Boro prej 8 vitesh i ka hyrë besimit. Ajo është kujdesur që iftarin ta çelë me hurma, pikërisht siç udhëzohet.
“Agjërimi është një nga 5 shtyllat e islamit. Jam shumë besimtare. Në jetën time ka ndodhur një fatkeqësi. Fëmijet e mi u bënë shkak që të besoja, edhe pse ata janë në atë botë, mami i ka ata gjallë”, thotë Liljana.
Liljana po vuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e një fëmije në fshatin Vidohovë, krim i cili tronditi shoqërinë vite më parë pas gjetjes së trupit në një pus. Gjatë kësaj kohë asaj i vranë tre djemtë e saj.
“Kur kam qenë jashtë nuk e kam njohur Zotin, se po ta kisha njohur Zotin nuk e kisha bërë atë gjë, se besimi të mban larg nga gjërat e këqia dhe këtë dua t’u them njerëzve. Edhe këtë agjërim i lutem Zotit të dal jashtë këtyre dyerve”, rrëfen ajo.
Takimi me kryetarët e bashkive, Rama vlerëson vetëm një prej...
KFOR-i gjerman vijon patrullimet në lindje
Izraeli kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendro...
Aksion policor në Pejë, policia gjen armë e drogë – I ...
Sulmohet fizikisht kryetarja e Shkupit, përfundon në spital
Vritet Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Polic...