Roza Lati e ka treguar gjithmonë që është shumë mendjehapur dhe mjaft moderne në mënyrën se si e koncepton gjithçka.
Jo më kot në 14 shkurt ajo ftoi në emision ish të dashurin e saj, Stinen. Ndonëse Stine tashmë është lumturisht i lidhur me partneren e tij me të cilën kanë edhe një vogëlushe të ëmbël, kjo nuk e pengon të kenë shoqëri me njëri tjetrin.
Deri këtu, mund ta kishim menduar sepse Roza dhe Stine u shfaqën bashkë edhe në “Dance with me” ku ishin partnerë në kërcim.
Po sikur t’ju themi se sot në emision ka ftuar, ish kunatën e saj, Alidën?, shkruan blitz Alida nuk është një emër i panjohur për ne shqiptarët pasi ajo hyri shumë mirë në tregun muzikor shqiptar përpara disa vitesh edhe pse destinacioni i saj i përhershëm ka qenë Gjermania.
Alida sot në emisionin e mëngjesit të Rozës ka thënë se sa herë vjen në Tiranë i telefonon Rozës dhe takohen me të, kështu ka bërë edhe këtë herë kur në moment të fundit e ka lajmëruar për të ardhur në emision.

Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...