Nga sot punëtorët e administrates të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë hyrë në greve për shkak të mosrealizimit të stimulimit në pagën bazë, njofton Klan Kosova.
Greva e rreth 26 punëtorëve administrativë do të jetë dyditëshe dhe përmes kësaj përfaqësuesi i shoqatës sindikale të univeristetit “Isa Boletini” Afrim Qela tha për Klan Kosova se po kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që t’ua zgjidhin këtë problem stafit të administratës me të cilin po përballen që nga viti 2011 kur do të duhej që sipas një vendimi të qeverisë së atëhershme të Kosovës të mernin stimulimin në pagën bazë.
Qela tha se nëse kërkesat e tyre nuk do të meren parasysh administrata e universitetit do të futet në grevë për kohë të pacaktuar.
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...