Pak minuta më parë, një konflikt me armë ka tronditur qytetarët në qendër të Durrësit.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin në afërsi të një bilardo, pranë pallatit të Kulturës, në bulevardin “Dyrrah”.
Gjatë grindjes, njëri prej të rinjve ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar disa herë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka shkuar menjëherë në vendin ku ndodhi konflikti i armatosur dhe ka shoqëruar djalin tjetër, që u përfshi në konflikt.
Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhojat e shtëna, nga I riu që ende nuk është identifikuar nga policia.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin