Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë para qytetarëve të Malishevës se ka ardhur koha që ata që e kanë zhvatur Kosovën të largohen.
Pacolli, në një tubim në këtë qytet tha se Kosova, 18 vite pas luftës ishte vetëm Kosovë e njerëzve të fortë, shkruan arbresh.info.
“Ne asaj palës duhet t’i themi tani mjaftë më. Nëse keni luftuar ashtu siç thoni për Kosovën, nëse e doni Kosovën bëni një favor Kosovës, largohuni, mjaft keni zhvatur dhe tani largouhni. Heronjtë tanë që kanë vdekur për këtë liri e kanë menduar një Kosovë të zhvilluar ku secili është i barabartë pork jo nuk ndodhi. Kosova 18 vite ishte Kosova e njerëzve të fortë e asgjë më tepër. Më 11 qershor të votojmë njerëzit e kohës, njetrëzit që kanë dëshirë shumë të madhe për ta ndryshuar vendin sepse Kosova ndryshohet vetëm me punë. Në Kosovë ka aq shumë punë për tu bërë, në Kosovë ka aq shumë të papunë prandaj nuk e kuptoj çfarë po presim”, u ka thënë Pacolli qytetarëve të Malishevës./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1437736979624723/
)
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...