Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga qytetarët e Ferizajt që të veprojnë drejtë më 11 qershor për perspektivën dhe të mirën e fëmijëve të tyre.
Pacolli, në një tubim në këtë qytet tha se ai që nuk del të votojë, nuk e don Kosovën, shkruan arbresh.info.
Duke folur për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës, Pacolli kërkoi nga qytetarët e Ferizajt që më 11 qershor të ndalojnë siç tha, vazhdimësinë e errët.
“Nuk kemi asnjë nevojë që të bredhim rrugëve të Kosovës, nuk kemi asnjë nevojë që të takohemi me qytetarët dhe të fillojmë t’i bindim ata se ne jemi më të mirët. Ne jemi më të mirët sepse jam i bindur se i vetmi interes që na lidh është kjo rini dhe ardhmëria e vendit tonë”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1437616369636784/
(
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...