Lionel Messi ka përshëndetur trajnerin në largim të Barcelonës, Luis Enrique, duke thënë se e ka shijuar kohën së bashku në Camp Nou.
Superylli argjentinas ka zbuluar se Luis Enrique solli në klub dëshirën për të luftuar sërish pas arritjes së tij në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.
“Luis Enrique na motivoi për të qenë një skuadër e mrekullueshme sërish. Dua ta them që arritja e tij na motivoi për të garuar sërish”, tha Lionel Messi.
“Ne ishim si grup në një moment të keq, por kur ai arriti në Camp Nou, ai na dërgoi në stërvitje dhe na mësoi të luajmë në nivelin tonë më të lartë. Ai na dhuroi dëshirën për të qenë një ekip i mrekullueshëm sërish”, shtoi sulmuesi./arbresh.info
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...