Koreja Veriore mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë në SHBA përmes një ‘sulmi elektromagnetik’.
Newt Gingrich, ish-kryetari Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, tha se lufta bërthamore është ‘vetëm gjysma e kërcënimit’ që Koreja Veriore posedon, ndërsa ka paralajmëruar shefat ushtarakë amerikanë që të përgatiten për të ‘sulmet me raketa’, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se shumë vëmendje ishte duke u vënë në testet e diskutueshme të raketave të Kim Jong-un, kur shteti i egër është duke u bërë më imagjinativ në përpjekjet e tij për të mposhtur armiqtë.
“Koreja e Veriut është tashmë një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe po gjithnjë e më i rrezikshëm”, tha ai.
Ai ka shtuar se sulmi elektromagnetik mund të lërë pa energji elektrike një pjesë të madhe të SHBA-ve dhe mund të konsiderohet si sulm vdekjeprurës.
Tutje ai ka shtuar se sulmi mund të jetë fatal për spitale dhe për organizata tjera shoqërore. /Arbresh.info
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...