Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur për përplasjen me sulmuesin Berat Hyseni.
Batatina ka mohuar se ka dyshime se Hyseni e ka humbur me qëllim penalltinë në finale ndaj Besës, por ka mbetur i befasuar se si e ka goditur për faktin se ai është një lojtar më përvojë të madhe.
“Penalltitë janë fat dhe secili nga lojtarët le ta ketë në ndërgjegjen e vetë dhe unë nuk kam të drejtë të akuzoi askënd. Nuk ka dyshime, por e kam qortuar Beratin se është një lojtar më përvojë dhe nuk guxon të godas një penallti në formë të tillë, por kjo mund të ketë ndodhur edhe përshkak të euforisë. Nuk kam dyshime se ai e ka humbur penalltinë me qëllim, pasi në të kundërtën do ta kisha marr masa ndëshkuese”, ka thënë Batatina për Epokën e Re, i cili është më meritori për rezultatet e mira në vitet e fundit nga skuadra e Llapit. Batatina në fund nuk e ka përjashtuar mundësinë që Hyseni është në edicionin 2017/2018 të luajë për Llapin.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...