Kryeministri në largim i Kosovës Isa Mustafa njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Musafa, ka ftuar qytetarët në tubimin e nesërm të koalicioni të tyre me AKR-në e Pacollit dhe Alternativën.
Mustafa në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjithë ata që synojnë demokraci, zhvillim dhe rrugë evropiane të jenë pjesë e këtij tubimi.
Postimi i plotë:
Të dashur veprimtarë të LDK-së,
Të dashur qytetarë,
Nesër, më 1 qershor mbajmë tubimin qendror të Koalicionit LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi. Ejani në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë në ora 17! Gjithë ju që synoni demokraci, zhvillim dhe rrugë evropiane.
Me ne nesër do të jetë edhe Kryetari i Partive Popullore Evropiane, Josef Daul.
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...