Shkëndija e ka mbyllur sezonin në futbollin maqedonas me fitore.
Skuadra tetovare e ka mposhtur Pelisterin me rezultat 3:1, në ndeshjen që sapo përfundoi.
Shpend Asani ka realizuar dy gola për ekipin Kuqezi, kurse një tjetër e ka shtuar Victor Juffo.
Në anën tjetër, për mysafirët golin e vetëm e shënoi Blazhe Ilijoski në pjesën e parë, derisa i njëjti u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë.
Shkëndija e mbylli sezonin në pozitën e dytë si nënkampion me 70 pikë të grumbulluara, derisa kampion ishte Vardari me 83 pikë.
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C