Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës ku do të shqyrtohet dhe miratohet dokumenti përmbledhës për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi të KQZ-së, fillimisht pritet të flasë Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së, pastaj do të flitet për aktivitetet e sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ku pritet të ketë një rekomandim për akreditimin e vëzhguesve – Grupi i Dytë.
“Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për ndryshimin e Lokacioneve për Qendrat e Votimit për Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Këshillave të Vendvotimit, sipas komunave, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26