Jahjaga pret investitorët arabë të spitalit të ri Pediatrik-Kirurgjik

17:13 | 13 Qershor 2015
M. A.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të dielën pret në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vizita e delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së një donacion prej mbi 22 milionë euro për ndërtimin e një spitali të ri Pediatrik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas takimit, Presidentja dhe delegacioni i EBA-së do të vizitojnë vendin ku do të ndërtohet spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik (afër spitalit pediatrik në QKUK).

Shpërndaje në rrjete sociale