Milani e ka bërë transferimin e parë këtë verë dhe ai është mbrojtësi Mateo Musacchio, të cilin e ka blerë nga Villarreali.
Futbollisti ishte në Milano javën e kaluar për t’i bërë testet mjekësore, ndërsa të martën është konfirmuar se ai ka arritur marrëveshje me Rossonerët.
“Milan bën të ditur se e ka transferuar Mateo Musacchion nga Villarreali me kontratë deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në njoftim nuk bëhet i ditur çmimi, por besohet se Milani ka paguar rreth 18 milionë euro për 26-vjeçarin.
Pritet që këto ditë te Rossonerët të transferohet edhe mesfushori i Atalantas, Franck Kessie, i cili tashmë i ka kaluar testet mjekësore.

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh