Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën “Gjendjen e mediave online në Kosovë”.
Qëllimi i konferencës është që të vlerësojë gjendjen e mediave online, e në veçanti të portaleve online që veprojnë në Kosovë.
Xhevahire Izmaku, kryetare e Komisionit për Media, tha se gjendja e mediave në Kosovë është në një treg shumë të vështirë, ku sipas saj kodi etik është shumë periferik, derisa ka theksuar se ka tituj të cilët lëndojnë shumë qytetarë .
Izmaku tha se sipas statistikave, ekzistojnë qindra portale që nuk i dihen adresa dhe pronarët kush i financon.
Izmaku po ashtu theksoi se ndër sfidat me të cilat përballen mediat janë gjuha e urrejtës dhe keqinformimi.
Imer Mushkolaj , kryesues i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka theksuar se mediat online në Kosovë janë lehtësisht të dallueshme se cilit pronar i përkasin në bazë të asaj se çfarë plasojnë. Mushkolaj tha se është me shumë rëndësi të diskutohet çështja e vërtetësisë dhe kuptimit të përmbajtjes së lajmeve të cilat i konsumojmë çdo ditë.
Agron Bajrami kryeredaktor i ‘Kohës Ditore’ tha se lajmet e rrejshme janë lloj i përpjekjes, që për qëllim kanë synimin politik.
Sipas tij, shumica e portaleve në Kosovë nuk janë mediume as në sensin teknik meqë nuk kanë të punësuar as gazetarë as redaktorë e as lektorë.
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...
Kryeziu-Hyseni: Vendimi i Kushtetueses tregon qartë se VV-ja...
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë