Kandidati për deputet i AKR-së në zgjedhjet e 11 qershorit, Korab Sejdiu ka thënë se takimi i sotëm bashkë me Vjosa Osmanin nga LDK e Ilir Dedën nga Alternativa në “Mahallën e Muhaxherëve” e bëri të kuptoj se koha e Koalicionit të Shpresës ka ardhur.
Sejdiu ka thënë në Facebook se ka vërejtur interesim të madh për përmirësimin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin:
Takimi në “Mahallën e Muhaxherëve” më bëri të kuptoj qartazi që koha e Koalicionit të Shpresës ka ardhur!
Ne si kandidatë për deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës jemi ndjerë krenarë për nivelin e lartë të interesimit dhe dëshirës për përmirësimin e Kosovës.
Ndjehem krenar për pritjen që i’u bë dy miqve të mij Vjosa R. Osmani dhe Ilir Deda nga qytetarët e lagjes sime!/Arbresh.info.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë