Pas publikimit të listave të PD ku duket se mungojnë figura historike të demokratëve, të shumta kanë qenë reagimet negative kundrejt Lulzim Bashës.
Gjithashtu të shumtë kane qene zërat qe thone se lista e PD-së, nuk është vetëm një produkt i liderit të kësaj partie, por edhe të ish kryeministrit Sali Berisha.
Mbi këtë shqetësim, një qytetar i ka shkruar personalisht Sali Berishës dhe ish kryeministri i ka kthyer një përgjigje.
Në përgjigjen e tij Berisha është distancuar nga lista e PD-së, duke thënë se ai është një ekskluzivitet vetëm i kryetarit Basha dhe jo i ish kryetarit.raporton albeu.com
“Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re.Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha/Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë