E vendosur në rrugën ‘Aco Karamanov’ në Vodno, gjendet rezidenca e kryeministrit të Maqedonisë. Fqinji i parë është presidenti, rezidenca e të cilit është në të njëjtën lagje, njofton Telegraf.mk. Dy rezidencat kanë portën e njëjtë, përcjell Aktuale.mk.
Megjithatë presidenti Ivanov i cili bashkë me familjen e tij jeton në këtë rezidencë, sërish do të mbetet pa fqinji kryesor.
Zoran Zaev, i cili është në proces të negociatave të formimit të qeverisë së re, veçmas ka paralajmëruar se si kryeministër shumë pak do të qëndrojë në rezidencën në Vodno e parashikuar për të. Foto në vazhdim janë regjistruar nga ‘google’ përderisa kanë bërë evidentimin e rrugëve. Ndryshe çdo fotografim i rezidencave është i ndaluar nga policia e vendosur në portën kryesore.

SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin