Rafael Nadal ka ngadhënjyer ndaj Bernard Tomic duke iu afruar kështu gjysmëfinales të Mercedes Cup, e cila mbahet në Shtutgart të Gjermanisë.
Në ndeshjen hapëse në fushë të gjelbëruar, Nadalit iu deshën dy orë e gjysmë që të komplëtojë fitoren ndaj Tomic me rezultate 6-4, 6-7, (6-8) dhe 6-3.
Fituesi i dyfishtë i Wimbledonit tha se ishte një lojë paska e çuditshme, mirëpo që është i lumtur për këtë fitore, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij ndeshjet në fushë të gjelbëruar në fillim janë gjithmonë të vështira, dhe si rrjedhojë Nadal nuk e ka dhënë maksimumin e tij në fillim, por që e përfundoi ndeshjen me rezultate më të mira se që kishte pritur.
Nadal do të ndeshet me francezin Gael Monfils në ndeshjet seleksionuese të top katërshes. / klankosova.tv
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...