Mesfushori kosovar, Taulant Xhaka, i gëzohet edhe një suksesit të madh në Zvicër. Ai me ekipin e tij pas titullit të kampionit e fitojnë Kupën e Zvicrës, një sukses i jashtëzakonshëm.
Në finalen që u zhvillua në Gjenevë, Baseli u dëshmua shumë më i mirë se skuadra e Sionit, duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Xhaka u paraqit standard, dha maksimumin në këtë triumf të madh.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të. Delgado (47’), Traore (62’) e Lang (89’) shënuan për fitoren e madhe të Baselit. Sioni u mundua me të gjitha forcat që kishte, por dot që t’i rezistoi rivalit sidomos në 45 minutat e dytë u “shembën” me tre gola.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan