Pas një trajnimi gjashtëmujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot diplomuan 141 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët për herë të parë prezantuan edhe uniformën e re të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, Drejtori i Akademisë, z.Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 52-të, të kadetëve tha se Policia e Kosovës është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.
“Policia e Kosovës është një forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie dhe feje”, u shpreh Hyseni duke thënë se policet e sapo diplomuar do të bëhen pjesë e një instrumenti të pazëvendësueshëm për rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Maxhuni tha se “ sot, është dita kur ju jeni të gatshëm të përballeni me të gjitha sfidat e zbatimit të ligjit, jeni të disiplinuar, të arsimuar, të trajnuar mirë dhe të aftë fizikisht”.
Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, , tha se Akademia vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm në ofrimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...