Pas tri ditëve pushim pas fitores 4 me 2 të shtunën ndaj Eibarit në ‘Camp Nou’ për të mbyllur sezonin në ligë, Barcelona është rikthyer mëngjesin e së mërkurës në stërvitje për të filluar përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit 2016/17 – finalen në ‘Copa del Rey’.
Barcelona do të përballet mbrëmjen e së shtunës kundër Alaves në ‘Vincente Calderon’ në Madrid, transmeton portali arbresh.info. Ndeshja fillon në ora 21:30.
Lexo edhe: Barcelona kërkon të hetohet ndeshja Malaga – Real Madrid (FOTO/VIDEO)
Fitorja do t’i ofronte Barcelonës dhe trajnerit Luis Enrique Martinez një trofe të tretë në garën prestigjioze të vendit. Enrique, i cili do të udhëheq ndeshjen e tij të fundit në skuadër, ka vëzhguar nga afër lojtarët derisa ata po stërviteshin mbrëmjen e mërkurës. Skuadrës kryesore i janë bashkuar edhe Marlon Santos dhe Carles Alena nga ajo rezervë.
Përveç kësaj, Aleix Vidal është rikthyer në stërvitje për herë të parë qysh pas lëndimit në kyç të këmbës në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të ligës ndaj Alaves gjatë muajit shkurt.
Një tjetër befasi në seancën stërvitore të së mërkurës ishte legjenda e Barcelonës, Ronaldinho, i cili u ndal për t’i përshëndetur lojtarët./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...