Chelsea ka anuluar paradën për titull, të paraparë të mbahet të dielën, për shkaqe sigurie.
Klubi kishte paralajmëruar parakalim me autobus në rrugët e Fulhamit dhe Chelseat me shpresën për të zhvilluar një festë të dyfishtë duke pasur në mendje edhe finalen e ‘FA Cup’ ndaj Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
“Blutë” tashmë kanë siguruar titullin në Premierë Ligë, por kishin planifikuar të festonin pas finales ndaj “Topçinjve” për ‘FA Cup’ me shpresën që të fitonin edhe këtë trofe për të shijuar një festë të dyfishtë.
Megjithatë, gjithçka është anuluar për shkaqe sigurie pas sulmit terrorist që ndodhi në Machester duke lënë të vdekur 22 persona, përfshirë edhe fëmijë./arbresh.info
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin