Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, është takuar sot me komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal- Qendra ( JRDC) të KFOR-it- kolonelin Corrado Benzi me të cilat biseduan lidhur me gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunën e Istogut,njofton Koha.net.
Kryetari Rugova ka falënderuar komandantin Benzi për bashkëpunimin si dhe ka njoftuar komandantin lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Istogut.
“Ne si institucion komunale punojmë në vazhdimësi për integrimin e të gjitha komuniteteve në komunën tonë , jemi të vetëdijshëm që ata kanë nevojë për përkrahje, dhe jam duke punuar në vazhdimësi për të krijuar mundësi për gjenerim të ardhurave, punësim dhe zhvillim ekonomik për të ju ofruar atyre kushte sa më të volitshme për jetesë të gjitha komuniteteve”, tha kryetari Rugova.
Në anën tjetër komandanti Benzi e falënderoj Kryetarin Rugova për pritjen që ju bë dhe u shpreh shumë i kënaqur që komuna e Istogut ka pasur dhe ka bashkëpunim shumë të mirë më KFOR-in për të ofruar siguri për të gjitha komunitete në vend.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...