Vitet e fundit është rritur gjithmonë e më shumë numri i femrave që zgjedhin palestrën si vendin ideal për të djegur kaloritë e tepërta dhe për të sjellë trupin në formë.
Sakaq mbipopullimi i tyre dhe mungesa e programeve specifike që i përshtaten nevojave individuale, mungesa e kohës apo dhe çmimet e shtrenjta ju bëjnë të kuptoni shumë shpejt se palestra ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme.
Por kjo nuk do të thotë që duhet ta quani betejën të humbur.
Fatmirësisht zhvillimi i tekonologjisë dhe medias sjellin për ju programe dhe ushtrime efektive që mund t’i bëni në kushtet e shtëpisë në çdo kohë. Sot do ju njohim me katër cikle ushtrimesh që shkrijnë dhjamin e tepërt dhe tonifikojnë të pasmet e kofshët.
Ditën e parë duhet të bëni nga 10 ushtrime për cikël dhe më pas do rrisni ritmin në varësi të forcës suaj fizike.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...