Ish-ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT), dhe katër të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT do të dalin sot para gjykatës. Ky shqyrtim gjyqësor ka filluar të zhvillohet nga fundi i shtatorit të vitit 2015.
Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi akuzohen për veprat penale krim i organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti, Shpëtim Telaku për veprat penale krim i organizuar dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe i akuzuari i fundit Florim Zuka për veprat penale dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.
Këto vepra, kanë të bëjnë me gjashtë tenderë për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve nga Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit.
Në seancën e fundit që ka zgjatur më shumë se tre orë është diskutuar për raportin e ekspertit ndërkombëtar. Konkretisht, bëhet fjalë për dokumentin i cili nuk përmban as vulë e as nënshkrim nga ish-hetuesi i EULEX-it, pjesëtar i njësitit hetimor për krime financiare.
Mbrojtja e të akuzuarve kishe kërkuar nga prokurori Charles Hardaway, që të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti. Edhe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Maria Tuma, ka kërkuar që të sillet dokumenti origjinal e i vulosur.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...