Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se Gianluigi Buffon duhet ta fitoj “Topin e Artë”.
Portieri legjendar i Italisë dhe Juventusit ka fituar tetë tituj në Serie A, pesë trofe në ‘Supercoppa Italiana’, tri Kupa të Italisë si dhe Kampionatin Botëror në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info.
“Messi këtë vit do ta fitoj Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe e meriton sërish Topin e Artë”, tha fillimisht Gerard Pique. “Por nëse shikoni tek trofetë, atëherë Buffon ka fituar titullin e kampionit, Kupën e Italisë dhe mund të fitoj Ligën e Kampionëve”
“Ai e meriton këtë për karrierën e tij dhe për këtë sezon gjithashtu. Do të ishte mirë që një portier të fitoj atë që nga Lev Yashin”
Liga e Kampionëve është trofeu i vetëm që i mungon portierit 39-vjeçar, por ai ka shans për ta fituar atë në finalen që zhvillohet në Cardiff më 3 qershor kundër Real Madridit./arbresh.info
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...