Kryeministri në largim Isa Mustafa ka vizituar sot lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë takimit më anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të Rinisë të degës së I-rë në Prishtinë, “e pash se fitorja është e sigurt dhe se Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hoti i mbetet që ta vazhdojë zhvillimin ekonomik, ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE”, shkruan Mustafa.
“Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës. Ata do të japin llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave!”, përfundon potimi i Mustafës./Arbresh.info

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...