Lufta ndaj obezitetit dhe jetesa e shëndetshme janë një nga betejat e njeriut të kohës së sotme moderne. Dietat, ushtrimet fizike, mënyra e ushqyerjes, madje dhe ndërhyrjet në stomak janë të panumërta.
Një nga mënyrat e fundit të teknologjisë ësht ajo e ilaçit tullumbac, i cili brenda 4 muajsh ju ndihmon të humbni peshë në mënyrë natyrale dhe pa ndërhyrje në organin e tretjes, transmeton tch.
Si funksionon?
Personat e obezë e gëlltisin ilaçin që është i lidhur me një tel të hollë. Kur arrin stomakun, tullumbaci fryhet nga uji duke mbushur stomakun. Në këtë mënyrë pacienti do të ndihet i ngopur.
Për pasojë do të hajë më pak, por gjithësesi tretja do të vazhdojë si normalisht. Ajo qëndron në stomak për disa muaj për të ndihmuar pacientet të humbin peshë. Pas 4 muajsh tullumbaci çahet spontanisht në stomak dhe kalon përmes sistemit tretës njësoj si ushqimi, për të dalë me jashtëqitjen. Ekspertët e cilësojnë si e ardhmja e humbjes në peshë.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...