Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me shefin e USAID-it në Kosovë, James Hope vizituan kompaninë e tekstilit “Kosova Tex”.
Presidentja Jahjaga u informua nga drejtuesit e “Kosova Tex” për punën dhe suksesin e kësaj kompanie dhe për fillimin e projektit për fuqizimin e sektorit privat edhe për fuqizimin e grave në fushën e ekonomisë.
Pas vizitës së punëtorisë në këtë kompani, presidentja Jahjaga bëri një deklaratë për media në të cilën ndër të tjera, ajo tha:
Arsyeja kryesore që jemi mbledhur të gjithë këtu sot është për këtë projekt të partneritetit publiko-privat që të shfrytëzojnë aspektin më të mirë të mundshëm fuqinë punëtore të Kosovës që e ka sepse ju e dini shumë mirë që Kosova ka ende probleme të konsiderueshme sa i përket shkallës së ulët të punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe 50 për qind të popullsisë sonë që janë gratë dhe vajzat që atë potencial duhet ta shfrytëzojmë në zhvillim të gjithmbarshëm të vendit tonë.
Veçanërisht u inkurajova të shoh projektin që ne bashkërisht kemi realizuar me “Kosova Tex” dhe me ndihmën dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID-it që fokus të veçantë ka fuqizimin ekonomik të vajzave dhe të grave dhe të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht në zonat rurale që ne kemi ende punë për të bërë, jo vetëm në edukimin dhe shkollimin e tyre, por kemi të bëjmë edhe me fuqizimin ekonomik të tyre.
Këtu i kemi 20 gra të cilat janë duke e marrë programin e tyre e që janë një potencial i jashtëzakonshëm që do të shfrytëzohen për trajnime të mëtutjeshme të tyre, por edhe për punësimin e tyre përbrenda kësaj kompanie edhe për shfrytëzimin e mëtutjeshëm të tregut.
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...