Në seancën kundër Ramadan Mujës dhe pesë zyrtarëve komunalë, pas konsultimit kolegji vendosi që seanca mund të vazhdojë nëse pajtohet edhe i pandehuri Muja.
Mbrojtësi sipas detyrës zyrtare i Ramadan Mujës, avokati Tomë Gashi tha se pajtohen që seanca të vazhdojë, raporton arbresh.info.
Prokurorja e Apelit Eva Korpi ka thënë se kolegji i mëparshëm i Apelit kishte një vendim mospajtues dhe se nuk kishte gjetur shkelje esenciale.
“Unë dëshiroj ta ceki se kolegji i mëparshëm i Apelit kishte një vendim mospajtues nga gjyqtari kryesues dhe ai raportues. Ai nuk është pajtuar me shumicën dhe nuk ka gjetur shkelje esenciale. Gjykata Supreme është pajtuar me prokurorin se aktgjykimi i Gjykatës Themelores i ka përmbajtur të gjitha elementet themelore siç parashihet në ligj”, u shpreh prokurorja.
Sipas saj, nëse ky kolegj i Apelit nuk pajtohet me vendimin e prokurorisë dhe vendos që përsëri ta kthej këtë rast në rigjykim, në atë rast Apeli duhet të paraqes arsyet se përse nuk është e mundur për të vazhduar.
Pas kësaj, të gjitha palët e dëmtuar mbështetën fjalën e prokurores.
Avokati Tomë Gashi kërkoi që të hidhet poshtë kjo aktakuzë dhe gjykata të marrë vendim lirues.
Sipas Gashit, Gjykata Supreme ka shkelur ligjin me vendimin për anulim të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimit të këtij rasti prapë në Apel.
“Vendimi i Gjykatës Supreme paraqet një çështje të pasigurisë juridike. Është pak e pazakonshme se si mund të gjykohet në ketë gjykatë vendimi i plotfuqishëm i Gjykatës së Apelit, të cilin në mënyrë të kundërligjshme Supremja e ka anuluar.
Ne jemi këtu për të gjykuar rastin veç të gjykuar më herët nga kjo gjykatë më 22 korrik 2015.
Ne ju propozojmë që të nxirrni aktgjykim me të cilin do të jepni vendim liruar për Ramadan Mujën”, tha Gashi.
Ndërsa i pandehuri Ramadan Muja tha se nuk e ndjen veten fajtor dhe se ka bërë vepër penale, por vepër humane.
“Këtë vepër që prokuroria po e trajton si vepër penale nuk ka vepër penale por humane, sepse me këtë veprim sot punojnë 100 punëtorë në fabrikën e çokollatës dhe 82 mësimdhënës në një shkollë. Qëllimi im ka qenë të mos largohen investitorët dhe të hapim vende pune”, u shprehë Muja.
Kryetarja e kolegjit Tonka Berishaj, tha se vendimi i kolegjit do t’i dorëzohet Gjykatës Themelore në Prizren./Arbresh.info.
K
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë