Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka uruar Ilir Metën me rastin e zgjedhjes President i Shqipërisë.
Përmes një telegrami urimi, Duda shprehet se Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.
Presidenti i Polonisë thekson gjithashtu se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, shkruan shekulli, përcjellë Klan Kosova.
Letra e plotë
I nderuar zoti President, Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e sinqerta në emër të kombit polak dhe në emrin tim. Me këtë rast, më lejoni të theksoj, që Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të dobishme me Shqipërinë.
Unë besoj se marrëdhëniet diplomatike, 80-vjetorin e të cilave festojmë këtë vit, si dhe bashkëpunimi dhe miqësia afatgjatë midis Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjithashtu në NATO, do të forcohen dhe thellohen më tej. Unë jam i bindur se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Ju lutem pranoni, Z. President urimet më të mira për suksese në realizimin e misionit tuaj i cili do të shërbejë për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qytetarëve të Shqipërisë
Me respektin tim më të lartë,
Andrzej Duda Presidenti i Republikës së Polonisë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...