Armend Zemaj nga LDK-ja thotë se nuk është befasuar nga arritja e marrëveshjes PDK-AAK-Nisma.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Interaktiv, Zemaj ka thënë se ky koalicion ishte bërë për shkak të frikës së PDK-së që do të humbë zgjedhjet nga LDK-ja.
Zemaj është shprehur optimist se koalicioni LDK-AKR do të jetë fitues i zgjedhjeve dhe ka “ftuar qytetarët të mos tremben nga koalicione të tilla si ai PDK-AAK-Nisma”.
“Për mua s’është risi qoftë si pjesëmarrës i politikës apo edhe si vendimmarrës. Jo vetëm se ishte arritur koalicioni me AKR-në, por PDK ka ditur se ka pasur rënie kohëve të fundit dhe duket që nga frika e humbjes së pushtetit e ka gjetur një zgjidhje me ata të cilët është ndarë kohë më parë nga e kaluara dhe ideologjia, siç janë njerëzit e Aleancës dhe Nismës. Dyshimet i kam theksuar vite më parë duke parë sulmin agresiv që i është bërë LDK-së pavarësisht mosvullnetit të disa prej nesh që të mos jemi pjesë e koalicionit. Dihet se ai agresivitet ishte që të rrëzohej LDK-ja”, ka thënë ai.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...