Nga selia qendrore e LDK-së Koalicioni LDK, AKR dhe partitë tjera pjesë e këtij koalicioni kanë reaguar pas lajmi se PDK AAK dhe NISMA janë në koalicion.
Zëdhënësi i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se është diçka që e kanë pritur.
“Është diçka që e kemi pritur. Është përfolur edhe më herët për planin B të bllokut tjetër, por besoj se do të dalim fitues”, tha Abrashi.
“E kemi pritur që kjo të ndodhë pas marrëveshjes me AKR-në, sepse frika ka qenë e madhe. Këta kanë reaguar në reaksion kësaj frike që e kanë pasur. Por jemi të bindur që koalicioni ynë do të dalë fitues”, tha Abrashi.
“Ka pasur lidhje me mocionin dhe këtë koalicion, po shihen numrat, po shihet votimi”.
“Por kjo ka zgjuar vëmendjen e qytetarëve, edhe programi ynë edhe koalicioni ka zgjuar frikën tek kundërshtarët. Kandidati ynë e shpie Kosovën në Evropë”, përfundoi Abrashi. /Klan Kosova/
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...