Që të dy u panë së pari teksa po shoqëroheshin në festivalin muzikor në Coachella.
Por, pavarësisht se kjo ngjarje ndodhi muajin e kaluar, Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur hapa të mëtutjeshëm për lidhjen e tyre, njofton Klan Kosova.
Mediat rozë raportojnë se Scott, tashmë ka njoftuar bukuroshen Jenner me familjen e tij, duke iu thënë madje se ajo është e duhura për shtëpinë e tij dhe se Jenner është mjaft serioze.
Sipas burimeve të TMZ, çifti janë parë duke ndarë kohë edhe në një nga pishinat private fotografi e cila është siguruar dhe publikuar në rrjetet sociale.
Jenner e cila është motra më e vogël e të famshmes Kim Kardashian, mësohet se ka kaluar goxha kohë me të dashurin e saj më të ri në vendlindjen e tij.

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar