Me një paraqitje spektakulare, Arsenal ka shënuar fitore 1:4 në udhëtim te Stoke City.
Skuadra e Wenger, ka dominuar takimin e zhvilluar në stadiumin “365Bet”, për të arkëtuar tre pikë shumë në rëndësishme, në garën për Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi Oliver Giroud, në minutën e 42-të, kaloi në epërsi Arsenalin, ndërsa në minutën e 55-të, Ozil dyfishoi epërsinë.
Stoke u rikthye në lojë kur Peter Crouch shënoi për 1:2 në minutën e 68-të.
I shpejtë ishte reagimi i Arsenalit, me dy gola tjerë të shënuar. Sanchez në minutën e 76-të dhe Giroud me golin e tij të dytë në këtë takim në minutën e 80-të, vendosën fatin e këtij takimi.
Arsenal tani me 69 pikë, zë vendin e pestë në Premierligë, me një pikë më pak se Liverpool, dhe tre më pak se Manchester City.
https://www.youtube.com/watch?v=n3EQZueOpYc
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...