Kryesia e Aleancës Kosova e Re ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës, me ç`rast është diskutuar për çështjet organizative brenda partisë, si dhe për përgatitjet e Zgjedhjeve të 11 qershorit.
Në këtë mbledhje Kryesia e AKR-së diskutoi kryesisht për përgatitjet logjistike si dhe për angazhimin e të gjitha degëve në këtë proces Zgjedhor.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave të partisë për fuqizimin e rolit të AKR-së si dhe rolit të strukturave të saj në Kosovë.
Kryesia e Aleancës Kosova e Re, me të gjitha votat për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e autorizoi Presidentin Behgjet Pacolli për t`i vlerësuar ofertat aktuale të cilat vijnë nga subjektet tjera politike.
Aleanca Kosova e Re është më unike se asnjëherë më parë dhe ka për qëllim që përmes Zgjedhjeve të 11 qershorit, ta ndryshojë vendin, ta zhvillojë Kosovën ekonomikisht, të krijojë perspektivë për rininë si dhe të krijojë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...