Teksa vazhdojnë me denoncimi e një dyqani kafshësh i cili ndodhet në “Myslym Shyr” në Tiranë, ku sipas tyre aty kafshët keqtrajtohen dhe nuk vaksinohen, Iva Aliko dhe Roza Lati janë shfaqur këtë herë në emisionin “Zonë e Lirë” i cili po transmetohet në TV Klan.
Iva ka rrëfyer se e ka përjetuar keq ngordhjen e qenit të saj, Sisit, dhe ka akuzuar dyqanin ku e ka blerë sepse sipas saj qeni nuk ishte vaksinuar, më pas ajo tha qeni ishte sëmurur me sëmundjen linjës dhe kishte ngordhur. E teksa po rrëfente këtë histori Iva është tensionuar dhe i ka rrëfyer Arjan Çanit që nuk ka qenë e qetë edhe psikologjikisht për këtë arsye. Ajo tha se merrte qetësues prej kohësh, shkruan opinion.al
Arjan Çani: Iva ti vazhdon të qash pa fund, ka një muaj e ca që ka vdekur Sisi dhe ti qa ende?
Iva: Ishte një ndër kafshët që kam dashur më shumë.
Arjan Çani: Ka një moment që ti do të qetësohesh, s’mund të vazhdosh kështu Iva, do çmendesh?
Iva: Unë jam me qetësues. Sepse kam qenë shumë keq psikologjikisht. Do të bëj gjithçka nga dashuria për Sisin, nuk ja fal kurrë Artan Zabelit (pronari i dyqani të kafshëve).
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...