Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth ngjarje së ndodhur pasditen e sotme në Himarë, ku është përplasur nga dallgët në det një shtetas rus.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në plazhin e Himarës pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gjipeut” në det është përplasur nga dallgët shtetasi rus A.D., 18 vjeç. Si pasojë e dallgëve të forta personi ka marrë disa dëmtime në trup dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
I dëmtuari ka qenë nën shoqërinë e personave të tjerë të huaj të cilët kishin dalë në këtë zonë për të notuar por vetëm 18-vjeçari ishte futur në det. Policia njofton se po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen/Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...