Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në “Top Story” për krizën politike në vend. Për herë të parë, Meta tha se kërkesa e opozitës për dorëheqjen e Ramës është e pakuptimtë.
“Pse duhet ta japë dorëheqjen kryeministri? Kjo është e pakuptimtë. Sa për shtyrjen e zgjedhjeve them se nuk është tabu. Mund të shtyhen. Por dorëheqja e kryeministrit është pa kuptim.
Por edhe zgjedhjet nuk mund të shtyhen pambarimisht. Se kështu zgjatet parlamenti dhe kjo ndodh vetëm në gjendje lufte”, tha Meta.
Sipas tij, Rama beri te gjitha perpjekjet per ta zgjidhur krizen. “Rama ka bere te pamunduren. Ai thoshte se nuk do t’i sthynte zgjedhjet, dhe pranoi te shtyheshin. Pra ai pranoi paketen “McAllister” ndersa Basha jo”, tha Meta.
Ai shtoi se ishte gati ta linte postin e Presidentit nese kjo zgjidhte krizen./Arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit