Nëse keni shtuar disa centimetra në bel, jo domosdoshmërisht duhet të fajësoni mënyrën e të ushyqerit apo mungesën e aktivitetit fizik.
Shkaktarët e vërtetë të shtimit në peshë janë çrregullimet hormonale. Këto janë pesë shenjat se si çrregullimet hormonale ndikojnë në krijimin e shtresave yndyrore në zonën e barkut.
1.Punoni shumë dhe flini pak gjumë: Hormonet e gjëndrës tiroide (TSH, T3 dhe T4) kalojnë nëpër çdo qelizë në organizëm. Kur këto hormone funksionojnë bashkërisht, metabolizmi juaj bëhet makinë e shkrirjes së dhjamit. Por kur bëni një jetë të çrregult, flini pak dhe punoni shumë këto hormone bëjnë të kundërtën, shtojnë dhjamin rreth barkut.
2.Trupi humb ndjeshmërinë ndaj insulinës: Adiopenektina është hormon i cili prodhohet në qeliza dhjamore dhe ndihmon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj sheqerit. Insulina përcakton se a do të shkrihen yndyrat apo do të depozitohen.
3.Niveli i ulët energjetik: Nëse fusni në organizëm sasi të mëdha ushqimi të pasur me karbohidrate, do të duhet të kujdeseni gjatë për shkrirjen e tyre. Nuk është mirë të ndërprisni plotësisht futjen e tyre, sepse do të krijohet reaksion i keq hormonal, që mund të ndikojë në nivelin tuaj energjetik.
4.Jeni duke jetuar në shpejtësi të plotë 24 orë, shtatë ditë në javë: Edhe një hormon, adrenalina, shpëton humbjen e yndyrës dhe shton nivelin e energjisë. Ky hormon i ndihmon trupit që të lirohet nga yndyrat e depozituara dhe sheqeri, kështu që do të keni këtë energji plotësuese, kur ju nevojitet. Nëse e tepronidhe bëheni hiperproduktiv, rezervuari juaj do të jetë i zbrazët.
5.Zvogëlimi i libidosë: Hormoni kryesor seksual DHEA shton libidonë dhe ndihmon që të ndiheni të fokusuar. Ky hormon bashkë me testosteronin mbron indin muskulor, i cili shkrin më shumë kalori sesa yndyra. Me kalimin e viteve niveli i testosteronit bie, libidoja është e ulët dhe flini keq, gjë që çon në shtimin e peshës trupore.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...